Aktualitet

Vranësira dhe rënie temperaturash, parashikimi i motit për ditën e sotme


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:08 - 12/11/21 |
Opi Nion

Pjesa e parë e ditës së sotme do të ketë një mot me kthjellime në gjysmën perëndimore të Shqipërisë, por gjysma lindore do ketë vranësira të lehta, të cilat herë pas herë pësojnë zhvillim të përkohshëm por pa mundur të gjenerojnë reshje. Parashikohet që edhe pjesa e dytë e ditës të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që vranësira kalimtare të përfshijnë edhe zonat bregdetare.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes por mesdita sjellë rënie duke luhatur ekstremumet ditore nga 3°C deri në 23°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Lindor- Juglindor duke sjell në brigjet detare dallgëzim i ulët./Opinion.al

Pas