Aktualitet

Vaksinimi me dozën e tretë, Rama jep informacionin e rëndësishëm


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:40 - 12/11/21 |
Opi Nion

Përmes një videoje të publikuar në faqen zyrtare të “Facebook”-ut,  kryeministri Edi Rama, ka treguar kategoritë që duhet të vaksinohen me dozën e tretë të vaksinës anti-COVID.

Në materialin e publikuar bëhet me dije se dozën e tretë të vaksinës mund ta marrin të gjithë personat mbi 60-vjeç me sëmundje kronike, personeli shëndetësor, personat që jetojnë në institucionet e kujdesit afatgjatë, personat mbi 18 vjeç me sëmundje të caktuara.

Sakaq, për kohën se kur këto kategori duhet të marrrin dozën e tretë thuhet se jo më herët se 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë.

Kujtojmë se prej 1 nëntorit në vendin tonë ka nisur edhe vaksinimi i fëmijëve 12-15 vjeç me sëmundje shoqëruese dhe i atyre mbi 16-vjeç./Opinion.al

Pas