Rajoni

Vranë studenten, burg përjetë për Aleksandër Lucën dhe të riun grek


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:17 - 15/05/20 |
el ida

Gjykata e Athinës ka dënuar me burgim të përjetshëm për akuzën e vrasjes, shqiptarin Aleksandër Luca dhe shokun e tij grek Manolis Koukouras dhe 15 vite burg për secilin për akuzën e përdhunimit.

Luca dhe Manolis janë shpallur fajtorë për vrasjen e studentes greke Eleni Topaloudi. Vendimi u kundërshtua nga avokatët e të rinjve dhe nuk pranojnë akuzat.

Ngjarja ka ndodhur në ishullin Rodos në Greqi në fund të Nëntorit 2018. 23-vjeçarja u përdhunua nga dy të rinjtë dhe u dhunua me sende të forta.

Më pas, ata e lidhën studenten dhe e hodhën në det teksa ishte ende gjallë. Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi se Eleni Topaloudi humbi jetën nga mbytja./Opinion.al

 

Pas