Kronikë

Vranë 39-vjeçarin dhe i plagosën të birin, arrestohen 5 persona në Durrës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:11 - 19/09/20 |
Al Do

Zbardhet ngjarja e ndodhur në lagjen nr.13, Durrës, mbrëmjen e djshme ku mbeti i vrarë një person dhe u plagos djali i tij.

Policia njofton se ka arrestuar 5 shtetas si dhe ka shpallur në kërkim tre të tjerë.

Në pranga kanë rënë tre të rinj të moshave 20 dhe 23 vjeç banues në Durrës, konkretisht, Klodian Daci 20 vjeç, Henri Tatasi 23 vjeç dhe Sergio Tatasi 20 vjeç

Arrestimi i tyre u bë pasi mbrëmë rreth orës 20:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, me mjete të forta e më pas me armë zjarri kanë mbetur të plagosur shtetasit Erald Gjini, 19 vjeç, dhe shtetasi Armando Baboçi, 39 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë dhe shtetasit :

Endri Çimo (Bregu), 25 vjeç dhe Argit Kastrioti, 24 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Moskallëzim krimi”

Gjithashtu po në vijim të veprimeve janë shpallur në kërkim policor edhe tre shtetas të tjerë ku vijon puna për kapjen e tyre.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 automjete, 4 aparate celular si dhe pamje filmike në interes të zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, në ngarkim të shtetasve K.D., H.T., dhe S.T., për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtje pa leje” dhe në ngarkim të shtetasve E.C.(B)., A.K., për veprën penale “Moskallëzim krimi”./ Opinion.al

Pas