Aktualitet

Shtëpia iu dëmtua nga tërmeti, banori i Lezhës: Jemi 5 pjesëtarë në çadër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:14 - 19/09/20 |
Al Do

Shumë familje të Lezhës janë ende në pritje sa i përket rindërtimit të shtëpisë. Gjok Kola, banor në Tale të Lezhës, me shpresën e humbur, thotë se ende nuk ka marrë asnjë përgjigje, se çfarë do të bëhet me shtëpinë e tij.

Në bisedën që pati me ish-nënkryetaren e Bashkisë Lezhë, Alfrida Marku, ai thotë se pavarësisht kërkesave të shumta që ka bërë në institucionet përkatëse, nuk sheh ende dritë në fund të tunelit. Më tej ai shprehet se deri më tani ka qëndruar në çadër nga frika se shtëpia mund t’i zërë brenda.

Ai thotë se janë 5 persona që jetojnë në çadër dhe asnjë prej tyre nuk është në punë.

“50 mijë lekë të vjetra, ndihmë ekonomike 40 mijë, ato janë, edhe atë qira që ma paguajnë që 10 muaj. Këto janë fitimi jem. Tjetër të ardhura s’kam. Këto janë kushtet e mia, s’kam tjetër ça me thanë”, thotë Gjok Kola. /Opinion.al

Pas