Aktualitet

Vranë 23-vjeçarin në Fier/Dy të rinjtë mohojnë akuzat gjykata i lë në burg


               Publikuar në : 13:26 - 15/08/19 |
xhu lia

Gjatë ditës së sotme është dhënë masa e sigurisë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier për dy të dyshuarit për vrasjen e 23-vjeçarit Florian Selimi disa ditë më parë në fshatin Hamil.

Masa për dy të dyshuarit K.M 20 vjeç dhe S.S 26-vjeç është ‘arrest me burg’, ndërkohë që përpara trupës gjykuese dy të rinjtë i kanë hedhur poshtë akuzat.

Ajo është dhënë nga gjyqtari Ergys Selmani, masë kjo e cila është kërkuar edhe nga Prokurori i çështjes Hysen Ajsllari.

23-vjeçari Selimi u gjet i vdekur mbrëmjen e së dielës afër një kanali në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit”.

Sipas policisë dy të rinjtë në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës Florian Selimin. Ata e kanë hedhur trupin në një kanal anës rrugës dhe më pas janë larguar.

I riu nga Tropoja kishte disa vite që jetonte në fshatin Sulaj të Fierit, fshat në të cilin banojnë edhe dy autorët e dyshuar të ngjarjes./Opinion.al/

 

Pas