Kryesore

Votimi në parlamentin holandez,Rama: Asnjë rrezik, shqiptarët “kokë turku”


               Publikuar në : 12:46 - 18/04/19 |
b.f

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për vendimin e Parlamentit të Holandës për të kërkuar rivendosjen e regjimit të vizave për shqiptarët. Rama tha në seancën plenare se shqiptarët janë zgjedhur si “kokë turku” nga disa parti holandeze për luftën e brendshme politike dhe për të marrë kredite në politikën kundër zgjerimit të Bashkimit Europian.

“Politika e disa partive holandeze është intensivisht kundër zgjerimit, kundër emigrantëve, kundër shqiptarëve. Shqiptarët janë zgjedhur nga disa parti në atë vend si kokë turku për retorikën agresive izolacioniste për politikën europiane të zgjerimit. Është një procedurë parlamentare e cila nuk ka asnjë implikim të drejtpërdrejtë në lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Për të shpjeguar më konkretisht, të gjithë duhet ta kenë parasysh se për revokimin e lëvizjes së lirë duhet të përmbushen disa kritere objektive, asnjë prej të cilave nuk përkon me realitetin e faktorit, nëse mund ta quajmë kështu, shqiptar në Holandë”, ka thënë Rama në Parlament.

Rama përmendi edhe kriteret që duhen përmbushur për të rivendosur vizat. Kryeministri shtoi se qeveria holandeze nuk ka marrë ende dhe nuk ka dhënë shenjë se do të marrë hapin për t’ia kërkuar këtë gjë Brukselit./Opinion.al

Pas