BE-ja duhet të ndalojë përdorimin e karburanteve ruse në gjysmë dekade, ka thënë presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen në një samit të liderëve të bllokut.
“Ne jemi shumë të varur nga karburantet fosile ruse,” shkruan ajo në Twitter, ndërsa liderët e BE-së takohen në Versajë për të diskutuar këtë çështje.
Von der Leyen thotë se do të propozojë një plan në mesin e majit për të “shpëtuar ” nga nafta, gazi dhe qymyri rus deri në vitin 2027.
Ky plan është më i shpejtë se ai që BE shpalli të martën, i cili siguronte pavarësinë e Europës nga gazi rus deri në vitin 2030.