Aktualitet

Studentët mbërrijnë në sheshin Skënderbej: Në 17:00 jemi te Kryeministria


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:26 - 11/03/22 |
Opi Nion

Të nisur në këmbë nga universiteti Bujqësor në Kamëz, studentët kanë mbërritur në sheshin Skënderbej.

Qendra e kryeqytetit ka qenë pika e përfundimit të marshimit të studentëve të Bujqësorit i cili nisi paraditen e sotme nga Instituti për rritjen e çmimit të karburantit dhe ushqimeve.

Ata kanë deklaruar për mediat se në orën 17:00 do të bashkohen me protestuesit para kryeministrisë për të kundërshtuar rritjen e çmimeve.

“Shkoni te konviktet e qytetit student. Ne do mblidhemi kështu përkohësisht për disa minuta. Në orën 17:0 do jemi te kryeministria. Sot nesër dhe çdo ditë”, shprehet njëri prej studentëve.

Ndërkohë një tjetër studente u shpreh se nuk arrijnë të përballojnë dot standardin e jetesës edhe pse punojnë 8 orë në ditë ndërsa shtoi se nuk mund të jenë dhe studentë dhe puntorë.

“Sot në orën 5 do jemi sërish te kryeministria për të protestuar. Ne mësimin po e lëmë. Ne të penalizuar jemi.

“Sot petagogët duhet të jenë me ne. Ne ose do jemi studentë ose do jemi punëtorë, po punuam 8 orë domosdoshmërish i kemi anashkaluar disa lëndë. Do i bashkohemi protestës pasdites te Kryeministria”, tha ajo.

Pas