Bota

Von Der Leyen: Moska përdor gazin si një instrument shantazhi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:33 - 27/04/22 |
Opi Nion

“Vendimi i Rusisë për të ndaluar dërgimin e gazit në Evropë është një instrument shantazhi”. Kështu është shprehur Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Lëvizja është “e pajustifikuar dhe e papranueshme” dhe tregon mosbesueshmërinë e Rusisë si furnizues i gazit, shton ajo.

Ajo thotë se vendet anëtare të BE-së kanë plane emergjence për këtë skenar dhe Komisioni Evropian është në kontakt të ngushtë me ta për të siguruar dërgesat alternative .

Një takim i grupit të koordinimit të gazit po zhvillohet tani për të hartuar përgjigjen e koordinuar të BE-së, shton më tej Von der Leyen.

“Ne gjithashtu do të vazhdojmë të punojmë me partnerët ndërkombëtarë për të siguruar alternativa të tjera – dhe unë do të vazhdoj të punoj me liderët evropianë dhe botërorë për të garantuar sigurinë e furnizimit me energji në Evropë,”- thotë ajo.

Pas