Aktualitet

Von der Leyen: BE ka treguar mungesa në hapjen e negociatave me Shqipërinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:59 - 06/10/21 |
Opi Nion

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Lejen ka mbajtur fjalën e saj në konferencën e zhvilluar pas samitit të BE me Ballkanin Perëndimor.

Von der Lejen tha se BE është e paplotë pa Ballkanin Perëndimor teksa theksoi se ka treguar mungesa në procesin e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Më tej Von der Leyen tha se shpreson që Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgaria të zgjidhin problemin mes tyre dhe të ecim përpara.

“Do doja të reflektoja për samitin e Ballkanit Perëndimor. Mesazhi është shumë i qartë, ndajmë të njëjtën histori, kemi të njëjtat interesa dhe të njëjtat vlera. BE nuk është e plotësuar pa Ballkanin Perëndimor, ndaj do të vazhdojmë punën për të avancuar në procesin e zgjerimit të BE. Qëllimi ynë është zgjerimi. Plani ekonomik është shumë i rëndësishëm dhe është në qendër të angazhimit tonë në rajon. Kemi një plan të madh, me 30 miliardë euro për rajonin. Javën e kaluar kam udhëtuar në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kem diskutuar për këtë çështje. Ndjeva padurimin e popujve nga zgjatja e procesit të zgjerimit, pasi dëshira e tyre është që të jenë pjesë e BE.

Sa i përket reformave, është e qartë se partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor po ndërmarrin reforma të rëndësishme, është bërë shumë progres dhe është i dukshëm.

Por, edhe BE duhet të bëjë më shumë. Ka treguar mungesa në procesin e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe RMV. Duhet të ecim përpara në këtë proces, ta qartësojmë. Po bëhet një punë intensive nga Komisioni Evropian për çështjet kryesore, që është edhe çështja bilaterale mes RMV dhe Bullgarisë. Shpresoj që ata ta zgjidhin sa më shpejt këtë problem dhe të ecin përpara. Kemi diskutuar në samit dialogun.” tha Presidentja e KE./Opinion.al

 

 

Pas