Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vodafone Albania dhuron pajisje për luftën kundër zjarreve

2021/08/30 at 1:25 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Vodafone Albania dhuron pajisje për luftën kundër zjarreve

Vodafone Albania ka marrë masa të menjëhershme për t’iu përgjigjur situatës emergjente që u krijua nga dalja jashtë kontrollit e zjarreve në Shqipëri.


Fondacioni Vodafone Albania dhe Vodafone Foundation Humanitarian Fund kanë vendosur të mbështesin Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, duke dhuruar materiale dhe pajisje në vlerën e 24,000 eurove, që do të shërbejnë në luftën kundër zjarreve.

Drejtoresha e Përgjithshme e Vodafone Albania, znj. Katia Stathaki, vizitoi personalisht disa nga zonat e prekura nga zjarret përgjatë bregdetit, në jug. Në ndalesën e saj në Pashaliman,  znj. Stathaki u prit nga prefekti i Vlorës, z. Flamur Mamaj, shefi i shtabit të Forcave Detare, z. Sabri Gjonollari,  drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, z. Zamir Dedej, si dhe përfaqësuesi i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, z. Robert  Hysenllari.

Në ceremoninë e organizuar në Qendrën e Vizitorëve në Parkun Kombëtar Llogora, znj. Stathaki theksoi se është shumë e rëndësishme që kompanitë të veprojnë, t’i ndërgjegjësojnë dhe informojnë njerëzit. Kjo është edhe arsyeja përse Vodafone Foundation, në bashkëpunim me Vodafone Foundation Albania, u treguan menjëherë të gatshëm për të ofruar ndihmën e tyre, pas emergjencës së zjarreve në Shqipëri, duke ndihmuar në mbrojtjen e pyjeve.

“Zjarret na kujtuan edhe njëherë se sa i rëndësishëm është mjedisi dhe mënyra se si sillemi me të. Në Vodafone, ne jemi të ndërgjegjshëm e të ndjeshëm ndaj ndikimit tonë në mjedis. Fondacioni Vodafone, ai i grupit dhe i Shqipërisë, kanë vendosur të mbështesin Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, duke dhuruar materiale e pajisje në vlerën e 24,000 eurove, që do të shërbejnë në luftën kundër zjarreve. Stafi i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe ushtria janë në vijën e parë të frontit në këtë luftë. Pavarësisht përkushtimit të tyre për të reaguar në situata të tilla, është e vështirë që gjendja të menaxhohet pa pajisjet, materialet dhe përgatitjen e duhur, ndaj ndjemë se ishte detyrë qytetare të jepnim mbështetjen tonë në këtë luftë.”- tha znj. Stathaki.

Drejtoresha e Vodafone Albania shtoi më pas se Vodafone Foundation ka qenë gjithmonë i angazhuar që të mbështesë komunitetet, duke kontribuar në 14 vite mbi 12 milionë euro për komunitetet në Shqipëri. “Është momenti të reagojmë seriozisht ndaj problemeve që kanë lidhje me ndryshimet klimatike. Rrjeti dhe teknologjia dixhitale luajnë një rol kyç në zgjidhjen e problemeve të shkaktuara nga ndryshimet klimatike. Gjithashtu, ne në Vodafone jemi angazhuar për t’i bërë aktivitetet tona sa më ekologjike. Në vitin 2021 bëmë të mundur që energjia që përdorim për aktivitetet tona të jetë energji e pastër, e rinovueshme. Gjithashtu, synimi ynë është të kemi 0 emetime të karbonit deri në 2025-ën. Do të jetë një sfidë, por jemi të vetëdijshëm se suksesi në biznes nuk duhet të arrihet në kurriz të mjedisit. Jam e sigurtë se edhe kontributi më i vogël për mjedisin do të shpërblehet me një cilësi më të mirë të jetës sonë.”

Në fjalën e tij, prefekti i qarkut Vlorë z. Flamur Mamaj, falenderoi Vodafone Albania për sensibilizimin e menjëhershëm për situatën emergjente, duke e konsideruar mbështetjen e dhënë si një shembull motivues për bashkëpunime të mëtejshmë në të mirë të komunitetit.

Fondi Humanitar i Vodafone Foundation mbështet organizatat jo-fitimprurëse (OJF) dhe agjencitë ndihmëse në raste katastrofash natyrore në zonat ku Vodafone operon. Përmes këtij fondi të kompanive të Vodafone Group në Europë dhe Afrikë ofrohet mbështetje financiare për punonjësit e ndihmës së shpejtë dhe ata që preken nga fatkeqësitë natyrore. Në vitin 2020, në përgjigje ndaj COVID-19, Vodafone Group Foundation dhe fondacionet lokale të Vodafone u kanë dhënë më shumë se 10 milion euro donacione në kesh dhe materiale punonjësve të sektorit të shëndetësisë dhe agjencive të tjera. Në mars të vitit 2021, Vodafone Foundation dhe Vodacom Foundation dhuruan 5 milion euro për vaksinat në Afrikë.

Vodafone Albania reagoi që në ditët e para të emergjencës së zjarreve në Shqipëri, për të mbështetur me komunikim heronjtë në vijën e parë të këtij misioni, si edhe banorët e zonave të prekura.Të gjithë zjarrfikësit dhe banorët e zonave të prekura nga zjarret, që ishin klientë Vodafone, përfituan një paketë komunikimi falas me qëllim që të jenë gjithnjë të lidhur dhe komunikimi të mos u mungojë në këto ditë të vështira.

Vodafone po vazhdon të monitorojë situatën dhe është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet, me qëllimin kryesor për të ofruar mbështetje dhe ndihmë në këtë situatë emergjence. Together we can!

 

 

 

 

 

 



Ju sugjerojmë

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit
Bota

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit

15 Korrik, 2026 1:45 pm
Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
Kryesore

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

15 Korrik, 2026 1:29 pm
Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit
Kronikë

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit

15 Korrik, 2026 12:51 pm
Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur
Aktualitet

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur

15 Korrik, 2026 12:11 pm
Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK
Aktualitet

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK

15 Korrik, 2026 11:41 am
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Rriten çmimet e karburanteve

15 Korrik, 2026 11:12 am
Zbulohen në Lezhë 5 ambiente për kultivimin e kanabisit
Kronikë

Zbulohen në Lezhë 5 ambiente për kultivimin e kanabisit

15 Korrik, 2026 10:55 am
Trump takon kryeministrin e Irakut: Nafta potencial, do bëjmë shumë marrëveshje
Bota

Trump takon kryeministrin e Irakut: Nafta potencial, do bëjmë shumë marrëveshje

15 Korrik, 2026 10:52 am
U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t
Kronikë

U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t

15 Korrik, 2026 10:50 am
Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane
Kryesore

Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane

15 Korrik, 2026 8:41 am
Para
Aksident brenda tunelit të Elbasanit, tre të plagosur

Aksident brenda tunelit të Elbasanit, tre të plagosur

Kombet e Bashkuara:Koreja e Veriut ka rinisur punën në reaktorin bërthamor

Kombet e Bashkuara:Koreja e Veriut ka rinisur punën në reaktorin bërthamor

Homazhet për Sherif Merdanin, i biri: Do mbaj gjallë mesazhet e tij

Homazhet për Sherif Merdanin, i biri: Do mbaj gjallë mesazhet e tij
















TE FUNDIT

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit
15 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë nisur një tjetër seri sulmesh ajrore ndaj Iranit, njoftoi Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane (CENTCOM). Në...

Lexo më shumë

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
15 Korrik, 2026

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen për sigurimet shoqërore...

Lexo më shumë

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit
15 Korrik, 2026

Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për të miturin M.P., i akuzuar për...

Lexo më shumë

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur
15 Korrik, 2026

Ditën e sotme nisi zbatimi i amnistisë penale për mbi 1300 të burgosur, nga të cilët 541 lirohen sot. Ligji,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}