Aktualitet

Aksident brenda tunelit të Elbasanit, tre të plagosur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:28 - 30/08/21 |
Opi Nion

Një aksident është regjistruar sot rreth orës 12:15 në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.

Bëhet me dije se  brenda në tunel, një mjet i tipit “Ford” me drejtuesin me iniciale V.L., 36 vjeç, banues në Tiranë është përplasur me mjetin tip “Audi”,  me drejtuesin me iniciale O.Sh., 30 vjeç, banues në Lushnjë. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 3 persona,  të cilët ishin pasagjerë në mjetin tip “Ford” dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkakut të aksidentit./Opinion.al

Pas