Aktualitet

Vlorë/ Vetëhidhet nga kati i katërt i banesës së pushimit 17-vjeçarja



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:46 - 15/07/22 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në lagjen “Uji i Ftohtë”,  në Vlorë. Policia bën me dije se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së pushimit, një vajzë 17-vjeçare.

Mësohet se 17-vjeçarja është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë të specializuar.

“Më datë 15.07.2022, gjatë natës, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së pushimit, një shtetase 17 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Pas