-Jetë dhe Stil

U tha se “rrahu” policët bashkiakë, pamjet kur majmuni lëviz lirshëm në Sarandë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:08 - 15/07/22 |
Opi Nion

Kanë dalë pamjet filmike që tregojnë momentin teksa majmuni që “rrahu” me shuplaka policët bashkiakë në Sarandë shëtit i lirë në rruget e qytetit.

Video është regjistruar para se kafsha të kapej nga pronari i saj.

Ngjarja që në fakt duket e pabesueshme ndodhi gjatë ditës së enjte, kur majmuni doli nga kafazi dhe filloi të shëtiste në rrugët dhe kangjellat e qytetit.

Banorët e ngatërruan me një ari dhe të shqetësuar njoftuan policinë. Kur policët bashkiakë mbërritën panë që nuk kishin të bënin me një ari, por me një majmun dhe tentuan ta kapnin. Por ata janë rrahur në shpulla nga kafsha dhe raportohet se kanë pësuar dëmtime në fytyrë.

Mësohet se situata është normalizuar vetëm pas ndërhyrjes së të zotit të majmunit.

Pas