Aktualitet

Amnistia fiskale/ Ibrahimaj: Kufiri 2 mln euro, do ngrihet një njësi speciale



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:46 - 15/07/22 |
Opi Nion

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj, në një aktivitet të organizuar sot ka folur për amnistinë fiskale, për të cilën tha se është vendosur një prag prej 2 mln eurosh.

Ibrahimaj po ashtu bëri me dije se për këtë nismë të qeverisë do të krijohet një njësi speciale që do të ndërveprojë me institucionet shtetërore.

Brenda 5 ditësh, tha ajo,  kjo njësi do të analizojë kërkesat nga subjektet dhe do të japë një vërtetim që bizneset të paguajnë një tatim të posaçëm për legalizimin e kapitaleve.

“Është parashikuar një kufi prej 2 mln eurosh për deklarimin e pasurisë. Do të krijohet një njësi speciale që do të ndërveprojë me institucionet shtetërore që kanë si objektiv elementët që sapo paraqita. Për 5 ditë do të analizojë kërkesat nga subjektet duke ndërvepruar me institucionet shtetërore në luftën kundër krimit.

 Administrata do të japë një vërtetim që bizneset të paguajnë një tatim të posaçëm për legalizimin e kapitaleve. Është 7% për 4-mujorin e parë të zbatimit të ligjit dhe 10% për 5 mujorin e dytë. Në fund të verifikimit do të dalë një certifikatë që legalizon këto para apo asete. Shumë prej jush kanë pyetur pse tani dhe pse në këtë formë.

Situata ku ndodhemi dhe kriza ekonomike globale i ka vendosur ekonomitë në kushte jo normale të funksionimit të tyre. Kjo është një krizë. Është e rëndësishme rritja e kapitaleve që të financohen projektet që ne kemi të parashikuara. Kemi një normë të lartë të parave të jashtë bankave.

Duhet ngritur kapaciteti i shtetit në mënyrë që të krijohet një vit zero që të mos ketë më mundësi që paratë të qarkullojnë jashtë bankave. Do i japim mundësinë çdo shqiptari që kanë pasuri nga puna e padeklaruar që të mund të legalizohen. Në situatën ku ndodhemi është e rëndësishme që ekonomia të zhvillohet përmes këtyre sistemeve”, u shpreh Ibrahimaj./Opinion.al

 

Pas