Aktualitet

Vlorë/ Merr flakë automjeti në ecje, detaje nga policia


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:14 - 31/03/21 |
Opi Nion

Një automjet tip “Ford”, ka marrë flakë në ecje këtë të mërkurë rreth orës 08:14, në bulevardin “Ismail Qemali”, në qytetin e Vlorës.

Policia bën me dije se nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërsa janë regjistruar vetëm dëme materiale.

“Këtë të mërkurë rreth orës 08:14, në bulevardin “Ismail Qemali”, një mjet i markës “Ford”, ka marrë flakë në ecje ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike. Autoritetet po vijojnë punën  për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarje”, njofton policia./Opinion.al

Pas