Aktualitet

Ish-futbollisti i Kombëtares Andi Lila merr detyrën e veçantë në PD


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:54 - 31/03/21 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka emëruar ish-futbollistin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Andi Lilën koordinator të PD për sportin.

Andi Lila është një ndër figurat publike që është angazhuar në fushatën elektorale të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.

Kreu i opozitë ka vendosur nga një ekspert për çdo sektor për këto zgjedhje. Deri më tani Partia Demokratike ka emëruar disa koordinatorënë disa fusha të ndryshme. Eno Bozdo është emëruar Koordinator kombëtar për energjinë. Eduart Halimi është emëruar Kordinator i Posaçëm Politik. Endri Hasa është emëruar Koordinator Kombëtar për Teknologjinë e Komunikimit dhe Digjitalizimin, ndërsa Gazment Koduzi është Koordinator Kombëtar për Shëndetësinë./Opinion.al

Pas