Një banesë është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme në Vlorë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani” rreth orës 18:20.
Sipas informacioneve, shtëpisë i është vënë flaka nga djali pasi një debati me nënën e tij. Flakët kanë shkaktuar dëme të mëdha, ndërkohë një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.
Autoritetet kanë shoqëruar nënën dhe djalin të cilët po merren në pyetje./Opinion.al