Kronikë

Vlorë/ Dhunuan tre pushues, shpallen në kërkim babë e bir



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:05 - 01/08/22 |
Opi Nion

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim babë e bir pasi akuzohen se kanë dhunuar tre pushues nga kryeqyteti.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa autorët kanë qëlluar me sende të forta dhe grushte në drejtim të tre shtetasve.

Sipas policisë në kërkim janë shpallur shtetasit M.K.,57 vjeç dhe K.K., 30 vjeç, ndërsa të lënduar kanë mbetur shtetasit N. L., 31 vjeç, G. D., 40 vjeç dhe O. Z., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Të lënduarit janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ku dhe po marrin mjekimin e duhur mjekësor.

Po ashtu është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasi M. B., 28 vjeç.

Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të incidentit dhe për kapjen e autorëve.

Pas