Kronikë

Detajet/U rrah nga fqinji, vdekja e 56-vjeçarit u zbulua një ditë më pas



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:30 - 01/08/22 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë është shënuar në kryeqytet ku një 56-vjeçar mbeti i vdekur si pasojë e një sherri me fqinjin e tij.

Ngjarja ka ndodhur më 30 korrik, por është zbuluar vetëm një ditë më pas.

Sipas policisë, autori Alban Mneri, 51 vjeç ka goditur në qafë Nikolin Stakën duke i shkaktuar dëmtime në laring, dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ky i fundit ka ndërruar jetë në banesë.

Mësohet se gjithcka ka nisur pasi autori i dyshuar i ngjarjes eshte zene me nje grua per nje vend parkimi.

Ndërkohë, viktima ka degjuar sherrin dhe ka dalë në ballkon duke i kërkuar autorit qe te mos zihej me gruan.

Sipas deshmitarëve Alban Mneri i ka thirrur viktimes qe te zbriste poshte. Staka ka zbritur per te qetesuar situaten, por nuk e ka pritur qe do konfrontoheshin fizikisht. Pas sherrrit i kane ndare njerez të tjere dhe secili më pas eshte larguar.

Nikolin Staka ka gjetur vdekjen ne banese pasi sipas aktekzpertizes paraprake ka pasur hemoragji te brendshme si pasojë e goditjeve qe ka marre nga Alban Mneri.

Ndërkohë, mësohet se Alban Mneri ka qene i proceduar edhe me herët për dhune dhe njihej si njeri agresiv në lagjen ku jetonte.

Policia ka ndaluar 51-vjeçarin dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Pas