Kronikë

Vlorë/ Arrestohet 5 persona të shpallur në kërkim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:13 - 05/10/21 |
Opi Nion

Pesë persona të shpallur në kërkim janë arrestuar nga Policia në Vlorë.

Është vënë në pranga një 18-vjeçar me iniciale Sh. Z., 1, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka caktuar për të masën e sigurisë për 4 vepra penale.

Po ashtu është arrestuar K. D., 38 vjeç dhe A. B., 30 vjeç, të dy banues në Konispol, Sarandë, pasi janë dënuar me nga 7 vite e 4 muaj burg secilin, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotikeve” kryer në bashkëpunim.

Të arrestuar kanë mbetur dhe M. H., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi  Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, si dhe Dh. B., 53 vjeç, banues në Himarë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”./Opinion.al

Pas