-U tha në Opinion

Vizita e Mitsotakis, Hoxha: Policia ka ndaluar shtetas shqiptarë që mos të marrin pjesë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:37 - 22/12/22 |
Opi Nion

Gazetari Artan Hoxha tha në “Opinion”  në Tv Klan se në tre vizita të rëndësishme të zyrtarëve grekë në Shqipëri, emri i familjes Mitsotakis ka qenë gjithnjë i pranishëm. Gazetari u shpreh se veç kësaj, një nga gjërat që ka pikasur gjatë ditës së sotme ishin masat e rrepta të policisë shqiptare e cila ka ndaluar shtetas shqiptarë.

Artan Hoxha: Ajo që më tërhoqi vëmendjen sot, policia shqiptare kishte marrë masa shumë, shumë të rrepta. Sot janë ndaluar shtetas shqiptarë. Unë isha kuriozë nëse do të ndaloheshin shtetas grekë që do të ndaloheshin të hynin në territorin e Shqipërisë sot sepse kishte shumë nga ata.

Blendi Fevziu: Që hynë sot?

Artan Hoxha: Sot, kanë hyrë dje, kanë pardje, por sot janë ndaluar shtetas shqiptarë në takimin e Levadhjasë nga policia shqiptare që mos të marrin pjesë. Ishte banor i fshatit ai dhe nuk është lejuar se ka menduar që ky meqenëse është mprehur në media, mund të shkaktojë incident. Frika sot nuk e kishte kryeministri grek se mos ndodhte gjë, e kishim ne.

Më tej, Hoxha shtoi se detaje që i kanë tërhequr vëmendjen nga vizita janë nisja e saj  në Himarë, pritja me flamuj grekë dhe përdorimi i një helikopteri ushtarak nga kryeministri grek.

Pas