Aktualitet

Vizat/ Ambasada Gjermane shkurton kohën e pritjes për disa kategori profesionesh


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:53 - 01/04/22 |
Opi Nion

Ambasada gjermane në Tiranë ka njoftuar këtë të premte se ka lehtësuar procedurat për caktimin e takimeve për marrjen e vizës për disa kategori profesionesh.

Në një status në faqen zyrtare në “Facebook”, ambasada njofton se për disa kategori profesionistësh si mjekë, Babysitter, etj që kërkojnë viza, mundësohet rezervimi i një takimi personalisht duke shkurtuar kështu edhe kohën e pritjes.

Njoftimi i Ambasadës Gjermane

Zyra e vizave informon: me kënaqësi ju informojmë se për kategoritë

  • Mjek
  • Au Pair (Babysitter/dado)
  • Formim profesional
  • Karta Blu e BE-së/ Kualifikim i lartë
  • Ligji i emigrimit për punonjës të kualifikuar me diplomë të arsimit të lartë/ profesional
  • Kërkim shkencor
  • Vit social vullnetar
  • Praktikë/ Hospitime
  • Frekuentim shkolle
  • Të vetpunësuar
  • Kurse gjuhe
  • Studime

është bërë i mundur rezervimi i një takimi personalisht. Në këtë mënyrë shkurtojmë kohën e pritjes. Nëse takimet në një kohë të caktuar janë dhënë, ju keni mundësinë të rezervoni një takim në një moment tjetër, ndaj ju lutemi vizitojeni herë pas here faqen tonë të internetit.

E rëndësishme:

Për aplikimin sipas §26 II Paragrafi V ( Rregulli për ballkanin perëndimor) NUK është i mundur rezervimi i takimit direkt. Ju lutemi, të interesuarit të regjistrohen në „ Punësim sipas §26 II paragrafi V/ Regulli i Ballkanit Perëndimor“. Persona të cilët regjistrohen në kategorinë e gabuar, nuk do të lejohen të aplikojnë.

Ju lutemi, rezervojeni takimin vetëm nëse dokumentacioni juaj është i plotë sipas kritereve të fletëve informuese. Aplikimet me dokumentacion jo të plotë nuk  do të pranohen.

 

Pas