Aktualitet

Aplikantja e parë mori vizën amerikane10 vjeçare/Rama: Rritet besimi te Shqipëria


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:34 - 01/04/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se sot i është dhënë viza e parë amerikane me vlefshmëri 10 vjeçare një qytetareje shqiptare.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se ky është një lajm i bukur në 100-vjetorin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke nënvizuar se tregon rritjen e vazhdueshme të besimit e respektit ndërkombëtar tek Shqipëria.

LAJM I BUKUR në 100-vjetorin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë

Rritet me 10 vjet e vlefshmëria e vizës amerikane të qytetarëve shqiptarë, si shprehje kuptimplotë e rritjes së shumëfishtë të bashkëpunimit pas firmosjes së Deklaratës së Partneritetit Strategjik gjatë mandatit tonë të parë qeverisës, si edhe rritjes së vazhdueshme të besimit e respektit ndërkombëtar tek Shqipëria, falë reformave shtetndërtuese e rezultateve domethënëse në një rrugë ndryshimi që vazhdon.

Aplikantja e parë që mori sot vizën e parë amerikane me vlefshmëri 10 vjet.”, shkruan Rama.

Lajmi për dhënien e vizës së parë amerikane me afat 10 vjeçar për një qytetar shqiptar u sha nga ambasada e SHBA në vendin tonë./Opinion.al

Pas