Kryesore

Viti shkollor do mbyllet në qershor, shkollat hapen në mënyrë të pjesshme


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:08 - 28/04/20 |
Opi Nion

Ditën e sotme ministrja e Arsimit, Besa Shahini, në një dalje për mediat tha se viti shkollor do të mbyllet në qershor.

Shahini u shpreh se, provimet e maturës shtetërore  do të mbahen  më 8-18 qershor 2020. Provimet e klasë së 5 dhe të nëntë do të anulohen.

Po ashtu, ministrja bëri të ditur se shkollat do të hapen vetëm për maturantët nga 18 maj deri në 5 qershor.

Vendimi i ministrisë së Arsimit për shkollat
1. Nga data 18 maj deri në 5 qershor hapen shkollat për maturantët me rregullat e distancimit 1.5 m
2. Nga data 8 deri në 18 qershor provimet e maturës
3. Te provimet e maturës nuk do të përfshihen temat e zhvilluara në kushte shtëpie
4. Provimet e klasës së 5-të dhe të 9-të do të anulohen
5. Mësimi për klasat, nga e para deri te e 11-ta vazhdon deri në 29 maj nga shtëpia
6. Dy javët e para të qershorit mësuesit do të nxjerrin notat
7. Kush do të përsërisë vitin shkollor të lajmërojnë
8. Në shtator do të përsëriten të gjitha temat që janë zhvilluar online

Pjesë nga fjala e Shahinit

Ky vit shkollo do të mbyllet në qershor 2020, provimet e maturës shtetërore do të mbahen mes datës 8-18 qershor 2020. Kjo na jep mjaftueshëm kohë për të përgatitur diplomat për maturantët që duan të studiojnë jashtë vendit Provimet e klasës së 5 dhe të 9  do të anulohen. Klasa e 9 nuk e mban të njëjtën peshë si ato të maturës dhe nuk mund të sigurojmë kushtet për kthimin e nxënësve në shkollë. Elementi i tretë është që provim i maturës për maturantë kemi vendosur të hapim shkollat vetëm për klasën e 12 për një periudhë 3 javore nga 18- maj -5 qershor. ku do të punohet për mësimet që nuk mundet të zhvillohen online. Klasa e  1-11 deri në fund të majit dhe mësimi online për ata do të mbyllet 2 javë më herët. Hapja për maturantët do të zbatohet duke respektuar rregullat e distancimit social. Arsyeja pse nuk i hapim të gjitha ka të bëjë me numrin e madh të nxënësve që kemi në shumë shkolla. Për shkak të tërmetit një pjesë janë dëmtuar dhe një pjesë kanë kaluar me dy turne. Prandaj vendosëm të hapim shkollat vetëm për maturantët. Me distancë 1.5 metra mes tyre dhe që numri të mos jetë më shumë se 10-12m maksimumi 15. Do të përdorim edhe disa shkolla 9-vjeçare afër të mesmeve./ Opinion.al

Pas