-U tha në Opinion

Visha: Gjyqtarja e Elbasanit duhet të dorëhiqet, nëse ka dosje të nxehta


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:31 - 31/05/21 |
el ida

Avokati Saimir Visha, tha se gjyqtarja e Elbasanit Enekeleda Kapedani duhet të japë dorëheqjen nga detyra.

Duke lënë të kuptohet se kjo video mund të jetë edhe një lloj presioni për çështjet që avokatja ka në dorë, Visha u shpreh se Kapedani duhet të dorëhiqet në mënyrë që ky imazh të mos ndikojë në vendimarrjen e saj.

“Duhet te japë dorëheqje për t’ju nënshtruar hetimit dispilinor nga KLGJ, pa u ndikuar nga funksioni i saj. Nëse gjyqtarja ka një çështje të rëndësishme duhet ta ruajmë derisa të japë një vendim. Nëse kjo gjyqtare ka dosje të nxehta në duar për rrethin e Elbasanit ajo duhet të ngrijë vendimarrjen dhe të japë dorëheqje në mënyrë që kjo figurë sot të mos ndikojë në vendimarrjen e saj”, u shpreh Visha duke bërë apel që çështja të zbardhet./Opinion.al

 

Pas