Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Vijat e kuqe të Serbisë”,Mishçeviç: Jo njohje Kosovës, jo anëtarësim në OKB

2023/01/19 at 4:54 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Vijat e kuqe të Serbisë”,Mishçeviç: Jo njohje Kosovës, jo anëtarësim në OKB

Ministrja për Integrime Evropiane e Serbisë, Tanja Mishçeviç flet në intervistë për Deutsche Wellen mbi raportet me Gjemaninë, dialogun, Kosovën, liberalizimin, vijat e kuqe në dialog.


Rruga e Serbisë drejt Bashkimit Evropian definitivisht kalon përmes Berlinit, thotë Tanja Mishçeviç. Ministrja për Integrime Evropiane e Serbisë gjatë kësaj jave pati një sërë takimesh në kryeqytetin e Gjermanisë. Në një intervistë për Deutsche Wellen ajo theksoi se Berlini “është shumë i interesuar për Serbinë, si ekonomikisht ashtu edhe në raportet bilaterale – përmes investimeve të mëdha, sepse një numër i madh i njerëzve në Serbi janë të punësuar në kompanitë gjermane. Ndërkohë që Gjermania ofron edhe ndihma të shumta bilaterale, që janëpadyshim më të mëdhatë çdo vit krahasuar me të gjitha vendet e tjera”. Por ka dhe temat ku dallojnë këto dy vende.

“Vijat e kuqe” të Serbisë

Duke folur për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Mishçeviq vlerëson se vizita e fundit e delegacionit amerikan në Beograd ishte “një nxitje për diçka që ka mbetur pa u zbatuar nga Marrëveshja e Brukselit, e që është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe”. “Kjo nuk është kapriço e Serbisë”, thotë ministrja, “është nevojë urgjente e serbëve si kolektiv që të mbrohen të drejtat e tyre.”

Duke theksuar se ajo nuk është e përfshirë në dialog, Mishçeviq megjithatë deklaron se “Serbia është gjithmonë pro bisedës dhe dialogut. Por me ‘vija të kuqe’ shumë të qarta: JO njohje e pavarësisë dhe JO anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara”.

Ministrja për Integrime Evropiane e Serbisë, Tanja Mishçeviq pohon në intervistën për DW, se Serbia nuk lobon dhe nuk është kundër liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Raportet bilaterale

“Gjermania investon në Serbi pikërisht sepse e sheh atë në rrugën evropiane dhe për shkak se ajo e kupton këtë rrugë evropiane”, thotë Mishçeviq dhe shton, se “Gjermania është edhe një model për Serbinë në shumë fusha – që nga sundimi i ligjit dhe liria e medias, përmes fuqisë dhe stabilitetit ekonomik, e deri tek çështjet që lidhen me tranzicionin e gjelbër dhe diversifikimin e energjisë.”

E pyetur se si janë marrëdhëniet mes Beogradit dhe Berlinit sot dhe nëse ato janë më të këqija pas ardhjes në pushtet të koalicionit të socialdemokratëve, të gjelbërve dhe liberalëve, ministrja u përgjigj, se nuk mendon se marrëdhëniet janë përkeqësuar. Por nënvizon se çështjet, si për shembull, dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i formësojnë fuqishëm marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Serbisë. “Fokusi tani është te dialogu dhe fusha të tjera, tek reformat që janë menjëherë pas kësaj teme.”

Sanksionet kundër Rusisë?

“Në të njëjtën kohë, nuk duhet të harrojmë në asnjë mënyrë as situatën e re gjeostrategjike të shkaktuar nga lufta në Evropë, luftën në Ukrainë, e cila po ashtu është një nga elementët e dallimeve në qëndrime mes Serbisë dhe Gjermanisë”, theksoi Mishçeviq.

Duke iu përgjigjur pyetjes, se pse Serbia nuk vendos sanksione ndaj Rusisë dhe në këtë mënyrë harmonizohet me politikën e jashtme të BE-së, ministrja thekson se ky është vetëm një nga elementet e politikës së jashtme dhe kujton se “Serbia mbështet integritetin territorial të Ukrainës dhe dënon agresionin rus.”

“Ne u përballëm me këto kritika edhe gjatë vizitës këtu në Berlin dhe shpjeguam se ka arsye (për të mos vendosur sanksione) që lidhen me dialogun, ka arsye  që lidhen me varësinë e plotë nga gazi dhe nafta ruse. (…) Dhe gjëja e tretë e rëndësishme është qëndrimi emocional i qytetarëve që e dinë shumë mirë se çfarë do të thotë të jesh nën sanksione”.



Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
Rikthehet përplasja për targat, Kosova akuzon Serbinë për shkelje të marrëveshjes

Rikthehet përplasja për targat, Kosova akuzon Serbinë për shkelje të marrëveshjes

Lufta në Ukrainë, sekretari britanik i mbrojtjes: Do dërgojmë 600 raketa Brimstone

Lufta në Ukrainë, sekretari britanik i mbrojtjes: Do dërgojmë 600 raketa Brimstone

Opinion 18 janar 2023/ 30 vite në kërkim, prapaskenat e arrestimit të kryemafiozit

Opinion 18 janar 2023/ 30 vite në kërkim, prapaskenat e arrestimit të kryemafiozit
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}