Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vija e kuqe është kaluar, por mjaftonte një takim Rama-Berisha

2016/05/11 at 7:00 PM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Edhe dallëndyshet nuk vinë më në Tiranë!

Nga Ben Andoni


Mbarimi i përkohshëm i turit politik të dy ambasadorëve më të angazhuar me Reformën në Drejtësi ka arritur pikun orët e fundit me asistimin në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së. Pavarësisht reagimit dhe kinse shqetësimit të politikanëve shqiptarë, diplomatikisht duket se batutat, mungesat dhe mosaprovimi tashmë janë të sforcuara. Qysh në momentin, që politikanët shqiptarë s’gjetën dot një draft konsensual, shtuar edhe me mungesën e konsensusit për strukturat e reformës lejimi që u është bërë diplomatëve, s’ka përbërë asnjë çudi për publikun, që i konsideron prej kohësh rezidencat e huaja diplomatike, si institucione më me kredibilitet se institucionet e shtetit të tyre. Tashmë, diplomatët e huaj janë realisht shumë hapa tej vizës së kuqe. Kurse politika shqiptare ka dhënë, ashtu si në të gjitha qeveritë dhe legjislaturat parlamentare, idenë se ka formë dhe përmbajtje gati parapolitike. Kjo duket që nga demokracia e brendshme e partive, por edhe ideologjitë që ato përfaqësojnë dhe mbrojnë dhe mbi të gjitha aftësia e tyre për të gjetur konsensus të paimponuar.

Teknikisht, megjithëse një sërë ekspertësh janë munduar ta shpjegojnë draftin e Reformës, ajo mbetet e pakuptueshme, si edhe e tejmbushur me shumë problematika autoritetesh të strukturave. Dhe ironia është se edhe vetë ata, diplomatët, ka të ngjarë dhe është e kuptueshme se pak arrijnë ta kuptojnë se si do të mund të realizohen të gjithë këto propozime që kanë draftuar palët.

“Një nga shembujt e shumtë që mund të ngrihen në këtë aspekt është se përse duhet të krijohet një Gjykatë e Lartë Administrative në këtë moment? Sa i shërben kjo ‘Reformës’ në Drejtësi? Gjykatat administrative janë në funksion vetëm për disa vjet, dhe tashmë është miratuar edhe Kodi i ri i Procedurave Administrative, i cili hyn në fuqi në fund të këtij muaji (maj 2016). Pse duhet të krijojmë rrethanat dhe nevojën për ta ndryshuar këtë Kod brenda disa ditëve nga hyrja e tij në fuqi (ashtu dhe kodet e tjera proceduriale)? A nuk duhet “reforma” të përqendrohet në aspektet më kritike, siç janë krijimi i gjykatave dhe prokurorive të posaçme anti-korrupsion, qeverisja e gjyqësorit/prokurorisë, si dhe vlerësimi i gjyqtarëve, prokurorëve në detyrë?”, shpjegonte pak orë më parë për Javanews juristja e njohur me problematikën shqiptare Kathleen Imholz.

E megjithatë, duket se askush nuk do të dëgjojë tashmë, kurse Reforma e Drejtësisë, që ka të ngjarë të kalojë shpejt, mund të katandiset më keq se dekriminalizimi, që gati po kthehet në qesharak me deklaratat thellësisht groteske të personazheve të ndryshme të inkriminuar.

Nëse do të kishte seriozitet, do të mjaftonin të thjeshtoheshin disa nga propozimet e shumta, në mënyrë që drafti tejet i fryrë të bëhej i kuptueshëm dhe efikas. Ky do të mundësonte që ai të shikohej dhe të gjykohej më lehtë. Kurse më e thjeshta akoma, do të ishte që nëse do duhej të vazhdohej kështu, thjesht të mos turpërohej deri këtu politika shqiptare, por të gjendej një mundësi të uleshin në një tryezë të rrumbullakët kryeministri aktual Rama përballë ish-kryeministrit Berisha, kryetarit de facto të Opozitës. Janë dy njerëzit që vendosin për gjithçka dhe me kaq do mjaftonte kjo ece-jake turpi e të huajve në institucionet më të larta të shtetit shqiptar. Por tashmë vija e kuqe është shkelur, e për politikanët “e turpëruar” shqiptarë ka mbetur të luajnë thjesht rolin e inatçiut të pavend./Java 



Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Akuzat e PD-së/ Tahiri: Balilin e hetuam ne me DEA-n amerikane!

Akuzat e PD-së/ Tahiri: Balilin e hetuam ne me DEA-n amerikane!

Shënim/ Jam shqiptar, kam frikë të jem i lumtur

Shënim/ Jam shqiptar, kam frikë të jem i lumtur

Mos i falni hajdutët tanë!

Kush i vrau këta dy fëmijë?

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Macron: Ndalni sulmet që nuk kanë të bëjnë me programin bërthamor të Iranit

Macron: Ndalni sulmet që nuk kanë të bëjnë me programin bërthamor të Iranit
18 Qershor, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi një takim me Këshillin e Mbrojtjes dhe Sigurisë me të cilin diskutoi rreth konfliktit midis...

Lexo më shumë

Irani vendos ndërprerje të përkohshme të internetit në gjithë vendin

Irani vendos ndërprerje të përkohshme të internetit në gjithë vendin
18 Qershor, 2025

Irani ka vendosur kufizime të përkohshme në qasjen në internet në gjithë territorin e vendit. Lajmi u konfirmua nga Ministria...

Lexo më shumë

Hegseth: Ushtria amerikane e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit për Iranin

Hegseth: Ushtria amerikane e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit për Iranin
18 Qershor, 2025

Ushtria amerikane është e gatshme të zbatojë çdo vendim që presidenti Donald Trump mund ta marrë në lidhje me Iranin,...

Lexo më shumë

Monitoruesi për armët bërthamore: Irani nuk po ndërtonte një të tillë

Monitoruesi për armët bërthamore: Irani nuk po ndërtonte një të tillë
18 Qershor, 2025

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore (IAEA), Rafael Grossi, ka deklaruar për Sky News se nuk ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com