Aktualitet

Videot e gjyqtares në “Tik-Tok”, KLGJ fut në rend dite kërkesën e ILD-së


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:04 - 02/06/21 |
Opi Nion

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka futur në rend dite kërkesën e ILD për kryetaren në detyrë të Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani.

Bëhet me dije se relator i çështjes është caktuar Maksim Qoku teksa ILD ka kërkuar pezullimin dhe shkarkimin nga detyra të gjyqtares Kapedani.

Kujtojmë se disa ditë më parë Enkelesa Kapedanit iu shfaqën disa video në rrjetin social ‘’Tik-Tok’’ nga automjeti I saj luksoz dhe veshjet e shtrenjta teksa parakalonte apo përdorte në timon telefonin dhe kërcente me këngë ho- hop, apo teksa sfilonte në ambientet e Gjykatës së Elbasanit./Opinion.al

Pas