Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkarkohet nga detyra gjyqtari i “El Clasico”, Klinton Spahiu

2021/06/02 at 12:25 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Shkarkohet nga detyra gjyqtari i “El Clasico”, Klinton Spahiu

Këshilli i Lartë Gjyqësor shkarkoi këtë të mërkurë nga detyra magjistratin Kliton Spahiu. Ishte Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani i cili parashtroi në KLGJ kërkesën për shkarkimin e magjistratit .


Gjyqtari i Apelit të Durrësit, Klinton Spahiu, u bë i njohur pasi së bashku me 2 gjyqtarë të tjerë, Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri u paguan nga një biznesmen për të parë ndeshjen e “El Clasico”.

Të akuzuar se panë ndeshjen e Realit dhe Barcelonës me paratë e një biznesmeni ata u dënuan me shërbim prove. Në Shtator të 2020-s, Apeli i shpalli fajtorë gjyqtarët për korrupsion, por vendosi që t’i dënojë me 4 vite shërbim prove.

Ndërkohë në kërkesën e sotme të ILD thuhet se veprimet e magjistratit kanë cenuar veprimtarinë e rregullt të organeve të drejtësisë nga veprimet e parregullta të personave të jashtëm por edhe nga veprimet e vetë atyre si funksionarë të drejtësisë. Po ashtu në raport theksohet se këto veprime kanë cënuar besimin e palëve ndërgjyqësore dhe të publikut në organet e drejtësisë dhe respektimin e ligjit nga ana tyre, si dhe kanë diskretituar rëndë pozitën dhe figurën e magjistratit.

MBI KERKESEN E INSPEKTORIT TE LARTE TE DREJTESISE ARTUR METANI PER SHKARKIMIN NGA DETYRA TE GJYQTARIT K.S.

Inspektorit të Lartë të Drejtësisë me datë 24.02.2021 ka vendosur ndryshimin e objektit të hetimit disiplinor për magjistratin K.S., hetim i nisur nga KLD më 17.01.2018. Në hetimin e tij ILD ka identifikuar shkelje disiplinore për shkak të kryerjes së një krimi, parashikuar nga neni 140 pika 2 shkronja “b” e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 104, pika 3 e ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.

Në analizë të dokumentacionit të administruar në kuadër të këtij procesi disiplinor, rezultoi se gjyqtari K.S., me vendimin gjyqësor të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë (nr. 69, datë 29.10.2019), lënë në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë (nr. 19, datë 21.09.2020) është deklaruar fajtor për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, të parashikuar nga neni 319/ç të K.Penal.

Magjistrati aktualisht është i pezulluar nga detyra me vendimin nr. 23, datë 09.02.2018 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për shkak të marrjes si i pandehur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Ndërkohë gjyqtari K.S. me kërkesën me objekt “Heqjen dorë nga detyra e gjyqtarit dhe mbarimi i statusit të magjistratit”, drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe për dijeni Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, kërkesë e regjistruar pranë I.L.D me nr. 104., datë 18.01.2021, ka kërkuar miratimin e dorëheqjes nga detyra e gjyqtarit si të bazuar në nenet 64, pika 1, shkronja “a” dhe 65 të ligjit nr. 96/2016, si dhe duke konstatuar edhe mbarimin e statusit të magjistratit.

Bazuar në nenin 134, pika 1, shkronja “ç” të ligjit nr. 96/2016, paraqitja e dorëheqjes se magjistratit nuk përbën shkak për mbylljen e hetimit disiplinor nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë. Këshilli i Lartë Gjyqësor me vendimin nr. 69, datë 01.03.2021 ka vendosur të pezullojë shqyrtimin e dorëheqjes së magjistratit K.S. deri në përfundimin e hetimit disiplinor të inicuar ndaj tij nga ILD. Për rrjedhojë rezulton se ai gëzon statusin e magjistratit dhe është subjekt i hetimit disiplinor.

Në raport me faktet e provuara në këtë proces hetimi disiplinor  si dhe të pranuara nga gjykata rezulton se nga ana e magjistratit K.S.  janë ndërmarrë veprime aktive me anë të përfitimit në mënyrë të drejtpërdrejtë, veprime të cilat janë vlerësuar se përmbajnë elementë të veprës penale të parashikuar nga neni 319/ç i K.Penal, të kryera gjatë ushtrimit të detyrës, me dashje direkte dhe me qëllim përfitim të parregullt prej tyre, duke favorizuar njërën palë ndërgjyqëse nëpërmjet dhënies së vendimi gjyqësor civil në favor të tij.

Veprimet e magjistratit K.S. kanë cenuar veprimtarinë e rregullt të organeve të drejtësisë nga veprimet e parregullta të personave të jashtëm por edhe nga veprimet e vetë atyre si funksionarë të drejtësisë.

Këto veprime kanë cenuar besimin e palëve ndërgjyqëse dhe të publikut në organet e drejtësisë dhe respektimin e ligjit nga ana tyre, si dhe kanë diskretituar rëndë pozitën dhe figurën e magjistratit.

Ushtrimi i pa rregullt i detyrës nga ana e magjistratit K.S. ka sjellë pasoja për dhënien e drejtësisë, ka diskretituar rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit, si dhe ka cenuar besimin e publikut te drejtësia.

Kur shkelja disiplinore identifikohet me kryerjen e një krimi, për të cilin magjistrati është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, pasi sjell shkarkimin nga detyra të magjistratit, si një masë me natyrë përjashtuese nga sistemi gjyqësor, me karakter të përhershëm, e cila nuk shuhet.

Për pasojë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkon nga KLGJ administrimin e provave të paraqitura prej tij në këtë procedim disiplinor, pranimin e kërkesës së ILD për fillimin e procedimit disiplinor dhe caktimin ndaj magjistratit K.S. të masës disiplinore “shkarkim nga detyra”.

 

 

 

 

 

 

 



Ju sugjerojmë

Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
Bota

Gjykatësi në New York urdhëron publikimin e dokumenteve nga çështja e Epstein

10 Dhjetor, 2025 8:31 pm
Plani i Italisë/ Emigrantët nga Egjipti e Bangladeshi do sillen në Shqipëri
Aktualitet

Plani i Italisë/ Emigrantët nga Egjipti e Bangladeshi do sillen në Shqipëri

10 Dhjetor, 2025 7:42 pm
EMRAT/Grupi i vrasësve me pagesë në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar
Kronikë

EMRAT/Grupi i vrasësve me pagesë në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar

10 Dhjetor, 2025 6:29 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Shkodër, slloveni përplas me makinë për vdekje 68-vjeçaren

10 Dhjetor, 2025 6:00 pm
Gonzato:Reforma në drejtësi dha kontribut të rëndësishëm,ende shumë punë për të bërë
Aktualitet

Nesër zgjidhet kreu i SPAK, Gonzato: KLP do sigurojë një kandidat me integritet

10 Dhjetor, 2025 5:25 pm
BBC: Në Shqipëri dhe 13 shtete të tjera u përdor sperma nga një dhurues me…
Aktualitet

BBC: Në Shqipëri dhe 13 shtete të tjera u përdor sperma nga një dhurues me…

10 Dhjetor, 2025 3:42 pm
Mbledhja e KLGJ dhe KLP,Metani: Një drejtësi e fortë, kërkon angazhim të vazhdueshëm
Aktualitet

Mbledhja e KLGJ dhe KLP,Metani: Një drejtësi e fortë, kërkon angazhim të vazhdueshëm

10 Dhjetor, 2025 3:39 pm
Trafik droge në miliona euro/ SPAK godet grupin Rraja, SPAK zbardh episodet
Kronikë

Trafik droge në miliona euro/ SPAK godet grupin Rraja, SPAK zbardh episodet

10 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Kuzhina italiane zyrtarisht pasuri e UNESCO
Bota

Kuzhina italiane zyrtarisht pasuri e UNESCO

10 Dhjetor, 2025 3:34 pm
1913/ Intervista me Prenk Bib Dodën, princin e Mirditës, mbi dorëzimin e Shkodrës
Life Style

1913/ Intervista me Prenk Bib Dodën, princin e Mirditës, mbi dorëzimin e Shkodrës

10 Dhjetor, 2025 2:50 pm
Para
U akuzua nga SPAK, përfundon në gjyq ish-kryebashkiakja e Gjirokastrës

U akuzua nga SPAK, përfundon në gjyq ish-kryebashkiakja e Gjirokastrës

Prokuroria e re e BE-së vë në shenjestër krimin financiar

Prokuroria e re e BE-së vë në shenjestër krimin financiar

Rama mungon në mbledhjen e Asamblesë së PS, ja kush e drejton

Rama mungon në mbledhjen e Asamblesë së PS, ja kush e drejton
















TE FUNDIT

Gjykatësi në New York urdhëron publikimin e dokumenteve nga çështja e Epstein

Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
10 Dhjetor, 2025

Një gjykatës federal në New York ka miratuar publikimin e dokumenteve të jurisë së madhe të çështjes së trafikut seksual...

Lexo më shumë

Plani i Italisë/ Emigrantët nga Egjipti e Bangladeshi do sillen në Shqipëri

Plani i Italisë/ Emigrantët nga Egjipti e Bangladeshi do sillen në Shqipëri
10 Dhjetor, 2025

Ministria e Brendshme italiane ka tashmë një plan për të rihapur qendrat në Shqipëri Kjo mund të ndodhë që në pranverë, nëse...

Lexo më shumë

EMRAT/Grupi i vrasësve me pagesë në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar

EMRAT/Grupi i vrasësve me pagesë në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar
10 Dhjetor, 2025

Teksa policia greke ende nuk ka dalë me komunikim zyrtar lidhur me goditjen e një grupi kriminal shqiptaro-grek, përgjegjës për...

Lexo më shumë

Aksident në Shkodër, slloveni përplas me makinë për vdekje 68-vjeçaren

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
10 Dhjetor, 2025

Një 68-vjeçare e identifikuar me inicialet P.L. ka humbur jetën në një aksident të ndodhur pasditen e sotme në  rrugën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com