Ultrasit e Olimpiakosit të Pireut të ndihmuar edhe nga huliganët serbë të tifogrupit “Delije”, me të cilët bashkëpunojnë, i kanë pritur me këngë fyese lojtarët e Dinamo Zagrebit, mbrëmë në ndeshjen e vlefshme për Europa League në stadiumin “Karaiskaqi”.
Në kor ata kënduan këngën “Vrite kroatin që të mos ketë vëlla shqiptarin”. Kjo ka ndodhur në kohën kur ekipi i Dinamos ka dalë në nxemje. Drejtuesit e Dinamos janë ankuar të arbitri i ndeshjes duke kërkuar që të ndaleshin këngët me motive çetnike si edhe simbolet ultranacionaliste.