Aktualitet

VideoHistorike/ Krotone, pas 93 vitesh ekipi ngjitet në Serinë A italiane



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:30 - 30/04/16 |
b.f

Edhe Italia ka një Lester Siti të vogël, edhe pse në Serinë B: bëhet fjalë për Krotonen, që ngjitet për herë të parë në Serinë A dhe sot feston arritjen më të madhe të historisë së vet. Bëhet fjalë për një klub modest, nga një qytezë me 65 mijë banorë në Kalabri, por që ka disa vite në rritje konstante dhe këtë sezon ka bërë hapin e madh, një mrekulli e vërtetë, sepse në fillim të sezonit të gjithë e llogaritnin skuadrën kuqezi në 5­6 vendet e fundit, duke qenë se si çdo verë, sërish shiti titullarët më të spikatur. Një sezon perfekt, gjithnjë në dy vendet e para, duke qenë në garë me një gjigant për Serinë B, Kaliarin, që tashmë është i dyti, 5 pikë larg. 22 fitore e vetëm 5 humbje, por mbi të gjitha një lojë fantastike, meritë e kroatit Ivan Juriç, i cili në moshën 40­vjeçare tregon se është një trajner shumë i talentuar, edhe pse ka pak vite që ka lënë futbollin e luajtur. Sot Krotone barazoi 1­1 në Modena dhe ishte pika që duhej, duke bërë që festa të niste mes 1200 tifozëve që e ndoqën Krotonen deri në Modena, por ndërkohë gjithë qyteza e Krotones është në festë dhe do të vazhdojë gjatë.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/ilrompipallone/videos/1257610597583087/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas