Aktualitet

Joshnin meshkuj virtualisht, ja çfarë gjeti policia në dy studio në Tiranë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:40 - 30/04/16 |
b.f

Pesë vajza janë marrë në hetim nga Policia e Tiranës me akuzën e pornografisë dhe mbajtje të lokaleve për prostitucion.

Gjatë operacionit të koduar “Hot Line”, oficerët e Antitrafiqeve zbuluan dy baza ku ushtrohej prostitucion virtual, dhe shoqëroi tri vajza me akuzën e pornografisë e dy të tjera që kishin “detyrën” e menaxhereve dhe kishin siguruar ambientet për veprimtarinë e paligjshme. Policia regjistroi procedim penal dy ditë më parë, pas rasteve që u denoncuan në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ndërsa të enjten nisi operacioni policor, gjatë të cilit u shoqëruan 5 vajzat.

Nga hetimi i bërë, ka rezultuar se shtetaset E.Ll., 18 vjeçe, V.V., 22 vjeçe dhe R.K., 25 vjeçe, dyshohen se kanë kryer veprimtari të paligjshme në “Chat Line”, të konsideruar prostitucion e pornografi. Sipas Policisë, këto shtetase ishin punësuar në mënyrë të paligjshme nga dy vajza të tjera, L.N., 23 vjeçe dhe F.J., 22 vjeçe, të cilat ishin edhe menaxhere të kompanisë “Adult Work”.

Pasi u shoqëruan, oficerët e Policisë u konsultuan me prokurorin e gatshëm, i cili mori vendimin që 5 të rejat të procedoheshin në gjendje të lirë. Ndërsa materialet u referuan në Prokurori me akuzat “pornografi” dhe “mbajtje të lokaleve për prostitucion”. “Kjo veprimtari e paligjshme kriminale zhvillohej në zonën e Unazës së Re pranë ‘Astirit’ dhe në Rrugën e Kavajës. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar, 7 njësi qendrore dhe monitorët përkatës, 7 ueb kamera, 10 lodra seksuale dhe 3 celularë”, tha dje zyrtarisht Policia e Tiranës.

Pornografia

Sipas një investigimi nga emisioni “Fiks Fare” disa ditë më parë, dyshohej se 180 vajza shqiptare punojnë nëpër studio të paregjistruara, ku kryejnë seks virtual nëpërmjet chat­it. Ky emision solli disa fakte në lidhje me funksionimin e prostitucionit virtual në vendin tonë.

Pasi u treguan disa nga studiot që ushtrojnë këtë aktivitet të paligjshëm, mënyrën se si rekrutoheshin vajzat, u zbulua edhe skemën se si funksionojnë këto studio. Edhe pse menaxherët dhe pronarët e këtyre studiove pranonin faktin që ky aktivitet është i paligjshëm, ata pretendonin se vajzat rezultojnë të punë­ suara në Angli. Në Angli madje paguajnë edhe taksat.

Të gjithë vajzat që punonin pranë këtyre studiove dorëzonin pasaportat, në mënyrë që të njihej identiteti i tyre i vërtetë. Pas tri studiove të bëra publike fillimisht, një ditë më vonë u transmetua edhe një e katërt, nga 12 që operojnë në vendin tonë.

Gazetarja që investigonte rastin takohet me menaxheren dhe pronarin e studios së katërt në një kafene, ku e marrin në pyetje.

Ata donin të dinin nga gazetarja se cili ishte pseudonimi i saj në chat dhe se çfarë eksperience pune kishte ajo në këtë fushë. Gjithashtu, menaxherja pohonte se menaxheret e studiove në Tiranë njiheshin nga profilet në rrjete.

Në bisedë e sipër, ajo e pyet gazetaren edhe për shumën që ka qëllim të kapë gjatë punës së saj në chat, duke i treguar se ajo vetë arrin të bëjë deri në dy milionë lekë në muaj me këtë punë.

Palët bien dakord me gazetaren ta punësojnë gjatë turnit të natës, pasi ai turn ishte edhe i lirë. Më pas i bëjnë me dije oraret e punës dhe se pagesa ishte me 40% të krediteve. Çdo kredit në chat konvertohej në para./ Panorama.al

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas