Reperi i njohur Mozzik dhe partnerja e tij Loredana prej disa kohësh po përfliten se do të bëhen prindër për herë të parë.
Edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar publikisht shtatzëninë, detaje të ndryshme të postuara prej tyre në rrjetet sociale na bindin mbi vërtetësinë e këtij lajmi.
E fundit ishte urimi që Loredana i bëri Mozzik-ut për ditëlindje.
“Gëzuar ditëlindjen Mozzik, përveç se je bashkëshorti im, ti je shoku im më i mirë. Në çdo njeri dua të ndryshoj diçka, por jo tek ti, për mua ti je perfekt. Ne do të presim shumë gjëra së bashku, njëri është shumë afër. Ti e di se çfarë dua të them. Përgjithmonë. Gëzuar ditëlindjen”, shkroi Loredana.
Por pas kësaj videoje të publikuar në rrjete sociale, s’ka më dyshime për shtatzëninë e saj. Barku i saj i rrumbullakosur shihet fare qartë dhe ajo duket se është në ditët e fundit të shtatzënisë.