Të paktën tre godina janë djegur në Kenosha, Wisconsin, ndërsa në vend vijojnë protestat pasi një agjent policie qëlloi me armë mbi afro-amerikanin Jacob Blake.
LEXO EDHE – VIDEO/POLICIA QËLLON AFRO-AMERIKANIN, FAMILJARËT: FËMIJËT E PANË SKENËN
Ndërtesat e djegura përfshijnë një mobileri, një dyqan ushqimor, një biznes të riparimit të makinave dhe një department policie. Zjarri iu vu edhe një kamioni mbeturinash.
Departamenti i policisë në Kenosha nuk ka dhënë ende informacionet për shkaqet e zjarreve.
Protestat kanë vazhduar për të dytën natë rresht, pas plagosjes së afro-amerikanit të dielën./Opinion.al