Bota

Video/Zjarre dhe protesta në SHBA, pasi agjenti qëlloi mbi afro-amerikanin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:08 - 25/08/20 |
Opi Nion

Të paktën tre godina janë djegur në Kenosha, Wisconsin, ndërsa në vend vijojnë protestat pasi një agjent policie qëlloi me armë mbi afro-amerikanin Jacob Blake.

LEXO EDHE – VIDEO/POLICIA QËLLON AFRO-AMERIKANIN, FAMILJARËT: FËMIJËT E PANË SKENËN

Ndërtesat e djegura përfshijnë një mobileri, një dyqan ushqimor, një biznes të riparimit të makinave dhe një department policie. Zjarri iu vu edhe një kamioni mbeturinash.

Departamenti i policisë në Kenosha nuk ka dhënë ende informacionet për shkaqet e zjarreve.

Protestat kanë vazhduar për të dytën natë rresht, pas plagosjes së afro-amerikanit të dielën./Opinion.al

Pas