Aktualitet

Video/ U tërhoq nga gara, Voltana Ademi voton në Shkodër



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:13 - 30/01/22 |
Opi Nion

Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, ka shkuar të votojë në Primaret e Shkodrës, ku pritet të dalë emri që do të kandidojë  në zgjedhjet e 6 Marsit për Komisionin e Rithemelimit në këtë qytet.

Sikurse shfaqet në pamjet e siguruara nga Opinion.al, Ademi është duke pritur në radhë për të votuar, ndërkohë që vërehet gjithashtu një radhë e gjatë njerëzish që pritet të votojnë.

Ademi është shfaqur në krah të ish-kryeministrit Berisha ndërsa dje u shpreh se ka vendosur për të mos marr pjesë në garë, pasi detyra që mban do e avantazhonte krahasuar me kandidatët e tjerë. “Unë jam në mbështetje të çdo demokrati, të strukturave ndaj të cilave unë ndjehem e detyruar për vlerësimin në vijimësi. Voltana Ademi nuk i shmanget asnjë sfide, por brenda familjes sonë politike, duhet të jemi të gjithë të barabartë në mes të barabartëve, të kemi mundësitë dhe hapësirat tona për të dhënë kontribut për PD- në, Shkodrën e Shqipërinë”, u shpreh ndër të tjera Ademi./Opinion.al

Pas