Aktualitet

Video/Grabitja e argjendarisë, i hodhën spray në sy pronarëve, burg për çiftin



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:43 - 30/01/22 |
Opi Nion

Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg çiftin nga Vlora që tentuan të grabisin një argjendari në Shkodër. Ndaj tyre është dhënë masa e sigurisë burg pa afat.

Arben dhe Anisa Hoxhaj shkuan për të grabitur argjendarinë në zonën e “Dollarit” në Shkodër para disa ditësh. Sikurse shfaqet në pamje çifti Hoxhaj ka përdorur sprajin për të realizuar grabitjen.

Ata fillimisht janë shtirur si të interesuar për të blerë dhe pronarët burrë e grua kanë vendosur mbi banak kutinë ku janë të vendosura bizhutë.

Ndërkohë në një moment gruaja Anisa Hoxhaj ka nxjerrë nga xhepi sprajin dhe ua ka hedhur në sy pronarëve ka marrë bizhuteritë dhe ka tentuar të largohet. Por pronarët kanë reaguar dhe mes të katërve ka pasur një përleshje fizike.

Sherri ka zgjatur, ndërkohë që më vonë policia ka vënë në pranga çiftin./Opinion.al

 

Pas