Aktualitet

VIDEO/Tërmeti i fundit shkakton panik në Tiranë, qytetarët në rrugë


               Publikuar në : 21:40 - 28/01/20 |
Al Do

Kujtimet e tërmetit të 26 Nëntorit mesa duket janë ende ‘të freskëta’ për qytetarët e Tiranës.

Tërmeti  i sotëm i orës 21:15, me magnitudë 4.9 Rihter shkaktoi sërish panik. Pas goditjes e cila kishte epiqendër fshatin Bubq, njerëzit dolën nga shtëpitë e tyre dhe disa hipën në makina. Kjo ka krijuar edhe një situatë kaotike në trafik siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Opinion.al.

Sipas IGJEUM tërmeti ishte me magnitudë 4.9 me thellësi 7 km me epiqendër 3 km në veri të fshatit Bubq.

Situata nuk u bë më e lehtë pasi pak minuta më vonë një lëkundje 4.1 Rihter pasoi tërmetin e parë. Pas situatës së rëndë të krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit, Shqipëria nuk kishte përjetuar më goditje të fuqishme. Ditët e fundit rajoni më i goditur ka qenë Turqia dhe jugu i Greqisë. /Opinion.al

 

 

Pas