Bota

Video/Të shtëna me armë në qendër të Napolit, panik tek qytetarët



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:14 - 04/09/22 |
Opi Nion

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në një lokal në qendër të Napolit rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, duke shkaktuar panik tek qytetarët.

Mediat italiane bëjnë me dije se të shtënat erdhën nga një person i hipur në një skuter, i cili qëlloi drejt tavolinave të lokalit me ambient të hapur në Piazza Trieste e Trento.

Këshilltari rajonal i Europa Verde, Francesco Borrelli shpërndau videon e filmuar nga kamerat e sigurisë në rrjetet sociale duke komentuar: “Ka një klimë të luftës urbane, është një përshkallëzim i krimit pa kufizime”.

Në postimin e tij Borrellin shkruan: “Momente terrori, jashtë një lokali, me të gjithë klientët, përfshirë gra dhe fëmijë, të cilët ikin sapo dëgjojnë të shtënat. Një rrëmujë totale , siç tregohet nga videot shokuese që na dërguan. Diçka e paprecedentë, dy hapa larg nga pallati mbretëror dhe Piazza Plebiscito. Imazhe që dëshmojnë për një klimë guerile urbane, me krimin që jeton dhe vepron me shpejtësi të plotë”.

Ndërkohë, e njëjta skenë ka ndodhur ditët e fundit në afërsi të Romës, ku një person ka qëlluar ndaj katër klientëve të një klubi./Opinion.al

Pas