Aktualitet

“Kujdes se ka kontrolle”, sms e fundit e Martinajt, babai: S’kam mort të hapur por…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:05 - 04/09/22 |
Opi Nion

Prokuroria e Laçit, që po ndjek hetimin e zhdukjes misterioze të biznesmenit Ervis Martinaj, ka konfirmuar gjatë verifikimeve të saj, vetëm një komunikim që Martinaj ka kryer me xhaxhain e tij, përmes aplikacionit “Telegram”.

Sipas Ora News,Martinaj i ka dërguar një mesazh xhaxhait të tij, Rakip Martinaj pasditen e 9 Gushtit, në orën 19:21, me përmbajtjen: “…Kujdes, se mund të ketë kontrolle…”.

Ndërkohë, 3 minuta më pas, ky mesazh  është parë nga gruaja e Rakipit, Lavdie Martinaj, e cila është dhe nëna e Brilantit të ekzekutuar në 17 korrik 2022, në masakrën e Fushë-Krujës. Lavdie Martinaj në momentin që ka parë mesazhin e mbërritur nga Ervisi, në telefonin e burrit të saj, në orën 19:24 të datës 9 Gusht, ka shkruar: “…A je mirë? Nga kush nga policia apo nga…….”.

Pas këtyre mesazheve, telefoni i Ervis Martinaj, nuk ka pasur asnjë sinjal dhe nuk është dhënë asnjë përgjigje. Rakip Martinaj pasi u vu në dijeni për situatën nga gruaja e tij, ai dhe të afërmit e tjerë kanë telefonuar Ervis Martinajn, por askush nuk është përgjigjigjur në telefon.

Më pas, familjarët kërkuan ndihmën e organeve shtetërore, për të kryer hetime me qëllim lokalizimin e vendndodhjes së Ervis Martinaj.

Ervis Martinaj vazhdon të mbetet i zhdukur që prej 26 ditësh. Për policinë mbetet ende e paqartë nëse Martinaj është ekzekutuar apo është thjesht një inskenim i vetë Martinajt, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ndërkohë, prokuroria dhe vetë familjarët, që po e ndjekin këtë çështje, kanë përjashtuar faktin, se në adresë të tyre, Ervisi ka lënë porosi me SMS, për ushqimin e luanit “Simba”, të cilin familja e mban në kompleksin “Arbëria”.

Sipas babait të Ervis Martinaj, 70-vjeçarit Mustafa Martinaj, në kompleksin që familja administron, nuk jeton vetëm Luani, por edhe qeni dhe dy Arusha.

Babai i Ervis Martinaj, tregon për Ora News se nuk ka shpresa për të gjetur të birin gjallë, ndërsa shton se nuk është hapur asnjë mort në banesën e tij, për të birin.

“…ne jemi në një situatë jo të mirë, ndodhemi në momente zie. Shtëpia ime është në mort dhe ka hapur dyert për ngushëllim, pasi unë kam humbur nipin tim Brilantin. Në këtë shtëpi, nuk ka asnjë mort të hapur për djalin, Ervisin, megjithëse shpresat e mia për gjetjen e tij gjallë, tashmë janë shuar plotësisht…” , shprehet Mustafai.

 

 

Pas