Aktualitet

Goditi me sëpatë ukrainasen, qëllohet me armë nga policia gjermane i riu shqiptar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:53 - 04/09/22 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës orës 7:40 të mëngjesit të sotëm në një apartament në Löëenberger Strasse në Berlin-Lichtenber. Mediat e huaja raportojnë se një 23-vjeçar shqiptar ka goditur me sëpatë një grua 27-vjeçe, ndërsa ndodheshin në katin e 9-të një pallati.

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i policisë Martin Dams. Sakaq në vendngjarje kanë shkuar autoritetet policore për të bërë të mundur arrestimin e të riut shqiptar por janë përballur me rezistencën e këtij të fundit. Në këtë moment policia ka qëlluar me armë zjarri drejt tij duke e plagosur për vdekje.

Ndërkohë, raportohet se 27-vjeçarja mori plagë të rënda nga goditja me sëpatë. Po ashtu mediat vendase bëjnë me dije se 27-vjeçarja është me origjinë ukrainase, ndërsa 23-vjeçari është me origjinë nga Kosova.

Sakaq, mbetet e paqartë marrëdhënia midis dy të rinjve./Opinion.al

Pas