Kronikë

VIDEO/ Të armatosur e me shkopinj në duar, 4 persona dhunojnë të riun


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:23 - 19/02/21 |
Doriana Çepunaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në një lokal në Krujë ku disa persona kanë hyrë të maskuar dhe armatosur dhe kanë goditur me sende të forta në kokë një person.

Pas pamjeve të publikuara në media ka reaguar policia. Unformat blu bëjnë me dije se pas kallëzimit të bërë nga shtetasi E. E. është ngritur një grup i posaçëm hetimor të cilët kanë bërë shoqërimin e disa shtetasve të dyshuar pas administrimit të pamjeve filmike.

“Në lidhje me disa pamje filmike të publikuara në media, ku shfaqen disa persona duke dhunuar një shtetas në një lokal, ju sqarojmë se:
Më datë 17.02.2021, në orën 19:40, në ambientin e një lokali në Fushë Krujë, kanë hyrë disa persona ende të paidentifikuar (dyshohet të armatosur), të cilët kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar lëndime në kokë shtetasit E. E., 30 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore, është larguar në banesën e tij.

Menjëherë pas kallëzimit të bërë nga shtetasi E. E. është ngritur një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga specialistë për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë dhe specialistë për Hetimin e Krimeve në DVP Durrës, të cilët kanë bërë shoqërimin e disa shtetasve të dyshuar dhe në cilësinë e provës materiale janë administruar disa pamje filmike.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë vijojnë punën intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje”, njofton policia./Opinion.al

 

Pas