Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, dy liderët nuk shihen në sy

2022/08/18 at 12:40 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Video/Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, dy liderët nuk shihen në sy

Në Bruksel ka përfunduar rundi i parë i takimit trepalësh midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Siç mëson Radio Evropa e Lirë do të ketë takime dypalëshe midis liderëve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësuesit e BE-së, me qëllim që liderët të takohen sërish gjatë ditës.

Në ndërtesën e BE-së ku po zhvillohet dialogu ka arritur edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kujtojmë se pala amerikane nuk merr pjesë në dialog, por SHBA-ja mbështet plotësisht përpjekjet e BE-së në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Ndërkaq, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, më herët gjatë 18 gushtit tha se është koha që Kosova dhe Serbia të lëvizin drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve, teksa palët po takohen në Bruksel në rundin e ri të dialogut.

“Tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë dëshmuar sërish se është koha të lëvizim drejt normalizimit të plotë. Pres që të dy liderët të jenë fleksibil dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët”, shkroi Borrell në Twitter.

Ky reagim i tij erdhi pasi ai zhvilloi takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që u pasua me takimin trepalësh.

Takimi i 18 gushtit shënon herën e tretë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq negociojnë në Bruksel, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian.

Ndërkaq, presidenti serb Vuçiq tha se ka shpresë se do të arrihet ndonjë zgjidhje, por shtoi se është “skeptik”. Pas këtij takimit trepalësh, mund të ketë përsëri takime dypalëshe, sipas nevojës.

Në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian më herët është bërë e ditur se takimi trepalësh do të fokusohet në rrugën përpara në dialog dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas njoftimit, gjatë takimit do të trajtohen çështjet aktuale dhe do të synohet zbutja e tensioneve mes palëve.

Kurti dhe Vuçiq janë takuar dy herë vitin e kaluar, por pa ndonjë rezultat konkret.

Takimin e së enjtes e ka kërkuar kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, më 31 korrik.

Përderisa në Bruksel po mbahen takime, në Mitrovicën e Veriut të banuar me shumicë serbe, janë parë disa grafite me porosinë “Mos u shqetësoni! Ne jemi këtu! Ne po presim!”. Këto grafite janë nënshkruar nga “Brigada e Veriut”./REL

Ju sugjerojmë

Rriten kërkesat për fruta: Fermerët në Berat shtojnë sipërfaqet me pjeshkë
Aktualitet

Rriten kërkesat për fruta: Fermerët në Berat shtojnë sipërfaqet me pjeshkë

13 Korrik, 2025 9:44 am
DW: Kuota për nxënësit migrantë në shkollat gjermane?
Bota

DW: Kuota për nxënësit migrantë në shkollat gjermane?

13 Korrik, 2025 9:34 am
Kurti pas takimit me diplomatin amerikan Hanrahan:Kosova,partnere e besueshme e SHBA
Rajoni

Kurti pas takimit me diplomatin amerikan Hanrahan:Kosova,partnere e besueshme e SHBA

13 Korrik, 2025 9:23 am
Kthimi i “Përbindëshit të detit”? Kina dhe SHBA-ja ringjallin ekranoplanin
Bota

Kthimi i “Përbindëshit të detit”? Kina dhe SHBA-ja ringjallin ekranoplanin

13 Korrik, 2025 9:13 am
Intervista e diplomatit Daum: Më shumë isha ambasador i shqiptarëve tek qeveria ime
Bota

Intervista e diplomatit Daum: Më shumë isha ambasador i shqiptarëve tek qeveria ime

13 Korrik, 2025 9:05 am
Trashëgimi e kulturës botërore, UNESCO merr në mbrojtje kështjellat e mbretit Ludwig
Bota

Trashëgimi e kulturës botërore, UNESCO merr në mbrojtje kështjellat e mbretit Ludwig

13 Korrik, 2025 8:51 am
Sot përpjekja e 46-të për konstituimin e Kosovës/ A do të zgjidhet ngërçi politik?
Rajoni

Sot përpjekja e 46-të për konstituimin e Kosovës/ A do të zgjidhet ngërçi politik?

13 Korrik, 2025 8:43 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 13 korrik 2025

13 Korrik, 2025 8:38 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 13 korrik 2025

13 Korrik, 2025 8:27 am
Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
Bota

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

12 Korrik, 2025 10:32 pm
Para
Aksidenti me 1 të vdekur e 2 të plagosur,çfarë tha e përlotur 29-vjeçarja në gjykatë

Aksidenti me 1 të vdekur e 2 të plagosur,çfarë tha e përlotur 29-vjeçarja në gjykatë

Artan Hoxha: Nuk kam konsumuar hashash, por u kam dhënë kolegëve

“Betejë e pamëshirshme, e dalë jashte kontrollit”,Hoxha: Shteti një agjensi funerale

E mbuluar nga gjaku dhe shoshë nga plumbat, foto e makinës së viktimave në Vlorë

E mbuluar nga gjaku dhe shoshë nga plumbat, foto e makinës së viktimave në Vlorë

TE FUNDIT

Rriten kërkesat për fruta: Fermerët në Berat shtojnë sipërfaqet me pjeshkë

Rriten kërkesat për fruta: Fermerët në Berat shtojnë sipërfaqet me pjeshkë
13 Korrik, 2025

Prodhuesit e pemëtarëve për industri janë të paktë në vendin tonë. Në fshatin Lapardha të Beratit prodhohet pikërisht pjeshkë për...

Lexo më shumë

DW: Kuota për nxënësit migrantë në shkollat gjermane?

DW: Kuota për nxënësit migrantë në shkollat gjermane?
13 Korrik, 2025

Ministrja gjermane e Arsimit, Karin Prien propozoi kufizim balancues të numrit të fëmijëve emigrantë në shkollat ​​gjermane. Propozimi i saj...

Lexo më shumë

Kurti pas takimit me diplomatin amerikan Hanrahan:Kosova,partnere e besueshme e SHBA

Kurti pas takimit me diplomatin amerikan Hanrahan:Kosova,partnere e besueshme e SHBA
13 Korrik, 2025

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është takuar në mbrëmjen e së shtunës me zyrtarin e lartë të Departamentit...

Lexo më shumë

Kthimi i “Përbindëshit të detit”? Kina dhe SHBA-ja ringjallin ekranoplanin

Kthimi i “Përbindëshit të detit”? Kina dhe SHBA-ja ringjallin ekranoplanin
13 Korrik, 2025

Në kulmin e Luftës së Ftohtë, në vitet ’60, analistët e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA) vërejtën një mjet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com