Bota

Video/Sufllaqja 8 euro, qytetari-Scholz: Ju lutem flisni me Putin, ulni çmimin



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:00 - 25/10/22 |
Opi Nion

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Gjermani, teksa një protestues i ka kërkuar kancelarit gjerman Olaf Scholz që të ulë çmimin e sufllaqeve.

Sikurse shfaqet në video, protestuesi i është drejtuar Scholz duke i thënë: Paguaj tetë euro për një sufllaqe. Ju lutem flisni me Vladimir Putin, unë do doja të paguaja katër euro për sufllaqen, jo 8.

Teksa dëgjon kërkesën e protestuesit, kancelari gjerman buzëqesh dhe i shoqëruar nga trupojat hipën në makinën e tij.

Ngjarja ka ndodhur gjatë vizitës së Olaf Scholz-it në Mynih të Gjermanisë./Opinion.al

Pas