Aktualitet

Ilir Alimehmeti do kandidojë në primaret e PD? Fotoja që postoi në rrjetet sociale



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:03 - 25/10/22 |
Opi Nion

Emri i mjekut të njohur epidemiolog Ilir Alimehmeti ka qarkulluar në media si një kandidaturë e mundshme e PD-së për Bashkinë e Tiranës.

Teksa pritet që PD të zhvillojë procesin e primareve ku do të dalin kandidatët për zgjedhjet lokale këtë herë risi do të jetë se do të votojnë edhe simpatizantët.

E pikërisht mbrëmjen e sotme mjeku Ilir Alimehmeti ka ndarë në rrjetet sociale posterin e Partisë Demokratike për primaret. Por çfarë do të thotë kjo foto? A po na lë mjeku të kuptojmë se do të hyjë në garën e PD për primaret?

Alimehmeti ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare ndërsa më herët në intervistat e dhëna nuk ka e mohuar se ka mundësi të kandidojë për t’u bërë kryetari i ri i bashkisë Tiranë.

Kujtojmë se Kreu i PD Sali Berisha ka njoftuar se primaret do të përshpejtohen në bashkitë kryesore si Tirana, Durrësi, Elbasani.

Pas