-Jetë dhe Stil

Video/Sa lekë ke? Si përgjigjet ministri Ahmetaj


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:16 - 27/03/21 |
Opi Nion

Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj ka qenë i ftuar mbrëmjen e së shtunës në spektaklin “Klanifornia” në Tv Klan. Gjatë intervistës me humoristin Albano Bogdo, ai është pyetur edhe për një çështje deklikate, që është ajo e parave.  Ja si është përgjigjur Ahmetaj:

Albano Bogdo: Një pyetje që shumica e shqiptarëve janë kuriozë të dinë, përveç atyre që e dinë: Sa Lekë ke?

Arben Ahmetaj: Po futja kot njëherë…

Albano Bogdo: Sa Lekë ke?

Arben Ahmetaj: Hë mo futja kot…

Albano Bogdo: Jo sa lekë ke ti si Arben Ahmetaj në bankë se ç’më duhet mua sa ke. Sa Lekë ke me vete po them. Të më jepje 100 Euro. Do më japësh 100 Euro borxh?

Arben Ahmetaj: Do çohem më kontrollo.

Albano Bogdo: Të të kontrolloj unë ty, humbas dhe këto që kam në xhep.

 

Pas