Bota

114 të vrarë në Mianmar, mes viktimave edhe një vajzë 13-vjeçare  


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:15 - 27/03/21 |
Opi Nion

Të paktën 114 civilë u vranë në Mianmar të shtunën, sipas një vlerësimi nga media e pavarur “Myanmar Now”, ndërsa junta ushtarake vazhdoi të sulmonte protestat paqësore.

Vrasjet në 44 qytete në të gjithë vendin shënuan ditën më të përgjakshme të protestave që nga një grushti ushtarak i shtetit muajin e kaluar.

Mes të vrarëve thuhet se është edhe një vajzë 13-vjeçare, e cila u qëllua në shtëpinë e saj pasi forcat e armatosura të juntës hapën zjarr në zonat e banuara të Meikhtila, në rajonin Mandalay, sipas Myanmar Now. Ajo është midis 20 të miturve të vrarë që nga fillimi i protestave, njoftoi Myanmar Now, cituar nga CNN.

CNN nuk ka qenë në gjendje të konfirmojë në mënyrë të pavarur numrin e njerëzve të vrarë.

Goditja vdekjeprurëse erdhi në Ditën e Forcave të Armatosura të vendit. Gjenerali i Lartë Min Aung Hlaing, udhëheqësi i juntës, tha gjatë një parade në kryeqytetin Naypyitaë, se ushtria do të mbrojë njerëzit dhe do të përpiqet për demokracinë, njoftoi Reuters.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara e dënoi sulmin dhe kërkoi një  rezolutë ndërkombëtare si përgjigje./Opinion.al

 

Pas