Sport

Video/Rrëzimi i sikletshëm i Edi Rejas në fushën e Uellsit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:32 - 05/06/21 |
Opi Nion

Kombëtarja shqiptare mbylli në një barazim pa gola miqësoren e së shtunës përballë Uellsit në stadiumin e Kardifit.

Pavarësisht këmbënguljes së të dyja skuadrave dhe një rasti të artë të Rei Manajt në minutën 16-të, asnjë prej skuadrave nuk arriti ta prekte rrjetën në 90 minutat e lojës, ndërkohë që u shfaqën edhe çaste tensioni.

I tillë qe momenti, kur në minutën e 58-të pas një dyluftimi të sulmuesit Manaj dhe mbrojtësit uellsian Dejvis, ky i fundit e shtyu futbollistin shqiptar, i cili u përplas me trajnerin Edi Reja dhe të dy përfunduan të rrëzuar në tokë. Kjo situatë bëri që edhe Reja të reagonte ashpër ndaj futbollistit uellsian.

Nërkohë në minutën e 82-të të ndeshjes, pas një faulli ndaj mesfushorit shqiptar Qazim Laçi pati përfshirje në një debat masiv, ku protagonist u bë kapiteni Amir Abrashi, ndërsa gjyqtari e ndëshkoi Qazim Laçin me karton të verdhë./Opinion.al

Pas